Si babai si i biri

Si babai si i biri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri në muajin gusht të 2018-së u bë nënë e një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Jon, shkruan rtv21.tv

Artistja tash e një kohë të gjatë është pjesë e mediave rozë ani pse gjatë vitit 2018 nuk solli asnjë projekt të ri muzikor, Adelina u përfol për jetën e saj private, që nga lidhja me Serjozha Markovin, martesa me të, shtatzënia e deri tek lindja e Jonit.

Pas ardhjes në jetë të djalit, Adelina u bë sërish aktive në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 370 ndjekës. Së fundmi në këtë rrjet, Adelina ka shpërndarë një video të ëmbël të Jonit me Serjozhën. “Dashuria e babait”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e videos.

 

View this post on Instagram

 

Daddys love 👼🏼 @jonmarkoov

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

Në video shihet bashkëshorti i Adelinës duke i dhënë puthje e përqafime Jonit, teksa ky i fundit qesh me veprimet e babait, shkruan rtv21.tv

Adelina po e shijon kohën prej se është bërë nënë dhe nuk nguron që të ndajë me ndjekësit e saj momente nga jeta private./21Media