Adelina ka mbetur pa koment

Adelina ka mbetur pa koment

Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili ka reaguar në lidhje me mendimet e shumta të njerëzve në rrjetet sociale, të cilët i kanë shprehur për vajzën nga Drenasi, e cila ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori i saj dhe nga një zyrtar policor. Këto komente nga njerëzit janë bërë pas rrëfimit të vajzës.

Adelina përmes këtij postimi është shprehur se ka mbetur pa koment.

“Të dashur miq, Para se të reagoj për rastin e përdhunimit të vajzës nga Drenasi, lexova mendimet e shumë qytetarëve të Kosovës. Jam pa koment”, ka shkruar Adelina në Insastory.

Këngëtarja madje ka publikuar disa prej komenteve.

Për këtë rast ka pasur reagime të shumta nga krerët e shtetit, organizata të ndryshme si nga opinioni publik  ashtu edhe në rrjete sociale, këngëtarë të njohur të skenës sonë si, Nora Istrefi, Eliza Hoxha dhe Dafina Zeqiri kjo e fundi madje mori pjesë edhe në dy protestat e organizuara për këtë rast, dje në Prishtinë e sot në  Drenas. /21Media