Adelina shpreson që do t'i fitojë gjyqet ndaj atyre që ia shkatërrojnë krijimtarinë

Adelina shpreson që do t’i fitojë gjyqet ndaj atyre që ia shkatërrojnë krijimtarinë

Ishte viti 2000 kur diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili publikoi projektin “Shko nRRS”, i cili i rezistoj kohës si shumë projekte tjera të Adelinës, që  edhe sot e kësaj dite vazhdon të pëlqehen nga publiku.

Këtë vit këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi dhe Taulant Bajraliu kanë realizuar një potpuri këngësh të kënduar në njërin prej emisioneve të xhiruar për Vitin e Ri 2020. Në këtë potpuri dyshja kanë futur dhe një pjesë të këngës së Adelina Ismailit “Shko nRRS” të kënduar në versionin e tyre.

Si duket Adelina për këtë gjë nuk ka qenë e njoftuar pasi që me të parë videon ka reaguar ashpër në rrjete sociale, ndërsa është shprehur se për këtë i gëzohet qeverisë së re, pasi beson se do fitojë gjyqet ndaj hajdutëve.

“Nëse ka një arsye pse po i gëzohem krijimit së qeverisjes së re në Kosovë, është besimi im që vërtet do të fitoj gjyqet kundër hajnave që me dekada vjedhin, bastardojnë dhe shkatërrojnë idetë dhe krijimtarinë time”, ka shkruar Adelina në Instagram./21Media