Adelina duket më në formë se kurrë

Adelina duket më në formë se kurrë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është një ndër emrat, e cila është përfolur mjaft që nga lidhja me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markov martesa e deri te lindja e djalit.

Edh pse tashmë si nënë, këngëtarja po tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, ku po publikon imazhe të shumta nga përditshmëria e saj.

Pak më parë, ajo për 356 mijë ndjekësit e saj në instagram ka hedhur një fotografi bumerang, në të cilën vërehen linjat e saj të bukura.

Me flokë të lëshuara dhe e veshur fustan të zi, Adelina ka treguar se ka rikthyer linjat 16 ditë pas lindjes së djalit, shkruan rtv21.tv

“Kjo jam unë, vetëm 16 ditë pas lindjes”, ka shkruar Adelina krahas imazhit.

Ndryshe, Adelina u martua me biznesmenin maqedonas, Serjozha Markovin në fund të vitit të kaluar, me të cilin ka edhe djalin, që e kanë quajtur, Jon./21Media

 

View this post on Instagram

 

This is me ! 16 days after having my son. 😘 @albinadylaa @armendramadani

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on