"Një lule për lulen"

“Një lule për lulen”

Ditëve të fundit, këngëtarja e mirënjohur, Adelina Emini është duke qëndruar jashtë kufijve shqiptar. Këngëtarja nga vendet e ndryshme të SHBA-së, ku është edhe duke qëndruar qe disa ditë po sjellë imazhe të ndryshme për fansat e saj.

Në rrjete sociale, ku edhe numëron numër të madh të ndjekësve, këngëtarja po publikon imazhe të bukura nga vendet si: New York-u, Mexico City etj.

Përveç këtyre, në qytetin e New Yorkut, Adelina është takuar edhe me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berishën, me të cilin ka realizuar një fotosesion.

Me flokë kaçurrele dhe e grimuar bukur, Adelina duket mrekullueshëm në imazhet e fundit, shkruan rtv21.tv

“Një lule për lulen”, ka shkruar fotografi i njohur, krahas setit fotografik të këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

A #flower for a flower @adelinaemini beautiful voice #nyc photo shoot great artist ❤️

A post shared by Fadil Berisha Photography (@fadilberishaphotography) on

“Nuk je ti” është projekti i fundit i këngëtares, i publikuar në muajin nëntor të vitit të kaluar, i cili e ka rikthyer artisten në skenën muzikore pas dy vjetëve pauzë, që kishte bërë pa publikuar projekte./21Media