Këngëtarja po tregohet mjaft aktive

Këngëtarja po tregohet mjaft aktive

Adelina Tahiri është ndër emrat e estradës muzikore, e cila është mjaft e pranishme në mediat rozë qoftë për jetën private apo publike.

Artistja nga Maqedonia për fansat e shumtë, edhe në rrjete sociale nuk kursehet sa i përket jetës personale. Ajo po publikon imazhe dhe video të shumta nga përditshmëria e saj për 399 mijë ndjekësit e saj në instagram.

Së fundmi, këngëtarja publikoi një video të bukur teksa shihet shumë e lumtur pranë bashkëshortit, Serjozha Markov, shkruan rtv21.tv

Me flokë të lëshuara dhe e rregulluar mjaft bukur, Adelina shihet teksa cakërron gotën me bashkëshortin e saj.

Adelina Tahiri i ka dhënë fund beqarisë në dhjetor të vitit 2017, ajo është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, me të cilin ka një djalë./21Media