Adelina mjaft aktive

Adelina mjaft aktive

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri është ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar, e edhe më shumë e përfolur që nga martesa e saj me biznesmenin maqedonas.

Ndonëse shtatzënë, këngëtarja nuk po ndahet nga rrjetet sociale, në të cilat po tregohet mjaft aktive, ku po publikon imazhe të shumta për 352 mijë ndjekësit e saj në instagram, shkruan rtv21.tv

Krahas imazheve të përditshme të bëra vetë, Adelina sonte ka publikuar një imazh të bërë me aparat profesional, para të cilit ka dalur me barkun dhe gjoksin e zbuluar.

Adelina në imazhin e fudnit  shihet me flokë të lëshuara dhe e veshur në ngjyrë të kaltër, teksa prapavija e fotografisë është e zezë.

Ndryshe, “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina Tahiri, e cila është pëlqyer mjaft nga publiku./21Media