Krejtësisht në të zeza

Krejtësisht në të zeza

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri kohëve të fundit ishte pjesë e mediave rozë për faktin e martesës së saj me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Që nga martesa, këngëtarja po vazhdon të tregohet mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat po ndanë imazhe të shumta, kryesisht nga jeta private, shkruan rtv21.tv

Së fundmi ajo ka publikuar një të tillë, në profilin e saj në Instagram, në të cilën shihet  e veshur e gjitha me të zeza, por që linjat e saj duken perfekte.

Me kapelë dhe flokë të lëshuara, Adelina duket mjaft tërheqëse në imazhin e fundit që ka hedhur në Instagram.

Ndryshe, “S’je normal” është kënga e fundit nga Adelina e publikuar disa muaj më parë./21Media