Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, Serjozha Markov, janë në mesin e çifteve më të komentuara në mediat rozë. Edhe përkundër diferencës në moshë, kjo nuk e shqetëson çiftin e mirënjohur. Ata gëzojnë jetë të lumtur bashkëshortore, shkruan rtv21.tv

Së fundi, Adelina publikoi një storie përkrah bashkëshortit të saj, teksa po i dhuronte puthje pasionante atij. Të dy dukeshin shumë të lumtur.

Këngëtarja dhe avokati maqedonas u martuan në vitin 2017. Ata kanë një djalë Jonin, i cili këto ditë festoi ditëlindjen e parë./21Media