Momente interesante të motrave Tahiri

Momente interesante të motrave Tahiri

Këngëtarja Adelina Tahiri është aktive në rrjetet sociale duke ndarë më fansat momentet e saj më të lumtura.

Kësaj radhe ajo ka publikuar një video shumë komike. Adelina po përpiqej që ta mësonte motrën e saj më të vogël, Dianën që të ecëme taka, por ajo nuk mund të ia dalë dhe rrëzohet, shkruan rtv21.tv.

Teksa i thotë që të ecë më shpejtë, Diana e pëson keq dhe nga prapavija dëgjohen të qeshurat e pafund të Adelinës.

Këngëtarja nga Shkupi siç po shihet po i kalon si mos më mirë javët e saj të fundit të shtatzënisë.  Adelina dhe bashkëshorti i saj Seriozha Markov pritet të bëhen prindër të një djali./21Media