Dy persona shumë të dashur për Adelinën

Dy persona shumë të dashur për Adelinën

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri që prej momentit që ka bërë publik lajmin e shtatzënisë është në qendër të vëmendjes dhe çdo gjë që bën komentohet shumë.

Adelina nuk po e shijon në privatësi këtë periudhë dhe vazhdimisht po sjell fotografi të reja në rrjetet sociale përmes të cilave tregon se si po i ecë shtatzënia.

Mirëpo, me postimin e fundit që ka bërë në Instagram, Adelina na ka prezantuar me dy persona shumë të dashur për të.

Ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqet vëllai i saj  Edmondi dhe nëna nga e cila e ka trashëguar bukurinë Adelina.

Ndryshe, Adelina dhe bashkëshorti i saj Serjozha Markov pritet të bëhen prindër të një djali./21Media

❤ Mami ❤ @edmondtairi ❤

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on