Ja çfarë dhurate mori Adelina

Ja çfarë dhurate mori Adelina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri ka ndarë me ndjekësit në Instagram, dhuratën që së fundmi i ka bërë bashkëshorti i saj, Serjozha Markov.

Bëhet fjalë për një parfum të markës “Roja”, shkruan rtv21.tv

“Faleminderit dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja në fotografinë që ka publikuar.

Adelina Tahiri i ka dhënë fund beqarisë në dhjetor të vitit 2017, ajo është martuar me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, me të cilin ka një djalë.

Ndryshe, Adelina po shijon suksesin e projektit të fundit muzikor që e ka publikuar në fillim të muajit korrik. Kënga “Përgjithmonë” ka arritur mbi 600 mijë klikime në Youtube./21Media