Jo si nënë e bijë por ato duken si motra

Jo si nënë e bijë por ato duken si motra

Këngëtarja Adelina Tahiri gjatë këtyre ditëve ishte mjaft e përfolur në media për jetën e saj private. Ajo shpalli fejesën. Kurse enigmë mbeti i fejuari të cilin këngëtarja nuk e ka bërë publik. Kështu në media pati disa aludime, por që këto këngëtarja i mohoi, shkruan rtv21.tv

Kurse sot është një ditë e veçantë për Adelina Tahirin dhe nuk ka lidhje me fejesën e saj. Nëna e këngëtares feston ditëlindjen. Ajo përmes rrjeteve sociale e ka uruar atë, duke shprehur fjalë nga më të mirat. “HBD my all my everything! Edhe 100 my Mom all the best. I love u to the moon and back. (Urime ditëlindjen gjithçka dhe çdo gjë e imja! Edhe 100 Mami, gjithë të mirat. Të dua deri tek hëna dhe anasjelltas)”, ka shkruar Adelina në Instagram ku ka publikuar fotografi bashkë me nënën e motrën.

Vlen të theksohet se e ëma e bukuroshes nga Shkupi duket shumë e re dhe tërheqëse./21Media