Motoja e Adelinës

Motoja e Adelinës

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Thaqi-Meta, ka lënë një mesazh domethënës për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, shkruan rtv21.tv

“Të mundohemi të jemi sa më natyrale, të jemi vetja, jo kopje e dikujt, bukuria e secilës është unike, dhe pikërisht pse jemi të ndryshëm ka veçantinë e saj, andaj më mirë të jemi gjithherë vetja. Çdo rrudhë e jona natyrale është e bukur, të kujdesemi gjithherë. Dhe gjithçka në kohën e vet! Kjo është motoja ime!”, ka shkruar Adelina.

Kujtojmë se, Adelina prej vitesh është e martuar me politikanin, Bardhyl Meta dhe nga kjo martesë çifti kanë dy vajza, Fionën dhe Melisën./21Media