Adelina zbulon dhuratën më të bukur që mori

Adelina zbulon dhuratën më të bukur që mori

Njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare, Adelina Emini, para pak ditësh festoi ditëlindjen e 34-të. Këtë datëlindje ia bëri edhe më të veçantë motra e saj, Njomza, e cila përveç se i dedikoi një urim të bukur, i përgatiti edhe një surprizë të bukur.

Në emisionin “21 Gradë”, Adelina zbuloi se motra e saj i kishe përgatitur dhuratë të veçantë, i kishte blerë bileta për në Romë. Këtë artistja e cilësoi si dhuratën më të bukur.

“Në vazhdimësi, nuk u ndal prej surprizave. Çdo ditë i thosha Njomzë, e tash çka kemi, ku po shkojmë. Kishte blerë po ashtu biletat për në opera, veprat e Giuseppe Verdit i kanë ekzekutuar në një ambient të hapur në Romë. Jashtëzakonisht bukur. Në orën 00:00, ishim në atë ambient të mrekullueshëm. Ka qenë ajo një prej surprizave.”, tha ajo në “21 Gradë”, duke treguar se ka qenë një udhëtim me shumë surpriza.

Adelina Emini është këngëtare e njohur nga Prishtina, e cila u lind më 28 korrik të vitit 1985.

Ajo ka përfunduar Fakultetin Ekonomik (Dega Marketing) në Universitetin e Prishtinës.

Adelina ka filluar të merret me muzikë qysh e vogël. Hapat e parë të muzikës i ka bërë në qendrën e pionerëve si pjesë e korit. Në vitin 2004, Adelina Emini ka marrë pjesë në Ethet e së Premtes 2, spektakël ky që i ka dhënë vulën orientimit të saj në muzikë, me ç’rast ka arritur në gjysmëfinale. Ajo ka marrë pjesë në koncerte, festivale të ndryshme, si dhe ka publikuar numër të madh të projekteve, si “Behu burre”, “Afer meje”, “Ne pervjetor”, e shumë të tjera./21Media