"Pa paragjykime" thotë Adelina

“Pa paragjykime” thotë Adelina

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri në dhjetor të vitit 2017 është martuar  me avokatin maqedonas, Serjozha Markov, shkruan rtv21.tv

Kjo martesë është komentuar shumë për shkak të diferencës në moshë që kanë çifti si dhe për prejardhjen që ka bashkëshorti i saj.

“A nuk kishte mashkull shqiptar që u martove me maqedon”, e ka pyetur një ndjekës në rrjetin social Instagram Adelinën, ndërsa ajo është shprehur se ndihet e lumtur me martesën e saj.

“Sishte përzgjedhja ime, ashtu deshti Zoti dhe jam shumë e lumtur… Pa paragjykime”, është përgjigjur Adelina.

Ndryshe, Adelina Tahiri është në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa pritet që të lind në fund të muajit gusht./21Media