Adelina shfaqet si një zeshkane atraktive 

 Adelina shfaqet si një zeshkane atraktive 

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Adelina Berisha ka paralajmëruar se do të vijë me këngë dhe klip të ri, shkruan rtv21.tv

Kanë kaluar shtatë muaj që nga publikimi i këngës “T’kom ik” ndërsa tani Adelina përmes disa fotove të publikuar në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur që së shpejti do të vijë edhe me një projekt të ri.

Në klipin e ri Adelina vjen shumë më ndryshe, shfaqet si një zeshkane joshëse.

Për këngën e re e cila pritet të publikohet shumë shpejt Adelina ka bashkëpunuar me CricketBeats, ndërsa për tekstin me Elinelin./21Media