Adelina Ismaili me Vjosën!

Adelina Ismaili me Vjosën!

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, njihet si njëra ndër përkrahëset më të mëdha të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), qysh moti.

Këtë e ka dëshmuar edhe me postimin e fundit, gjersa në kohën kur po flitet për kandidatë për kryeministër të Kosovës, Adelina shprehu hapur dëshirën që Vjosa të jetë një nga ta.

“Vjosa për kryeministre. Vetëm Vjosa”, shkroi ajo.

Muaj më parë Adelina u takua me Vjosa Osmanin. Këngëtarja thuri fjalët më të mira për të, duke e cilësuar atë si gruan më të sinqertë dhe më të dashur në politikë./21Media