Deputetin Adem Mikullovcin e mori uria teksa po mbahej seanca në Kuvendin e Kosovës

Deputetin Adem Mikullovcin e mori uria teksa po mbahej seanca në Kuvendin e Kosovës

Pas byrekëve të “famshëm” në Kuvend që kemi pasur rast t’i shohim deputetët duke u ushqyer në ulëset e Kuvendit gjatë seancës së demarkacionit, tani e kanë radhën biskotat.

Për të mos rënë në sy të deputetëve të tjerë dhe mediave, Mikullovci mundohej të hante “fshehurazi”, duke e mbajtur dorën poshtë tavolinës.

Pasi përfundoi me ushqimin, deputeti më i moshuar i Kuvendin filloi të vizatojë. Mikullovci që me profesion është aktor, duket se ka talent edhe në vizatim.

Ndryshe, Mikullovci ka fituar mbi 10 mijë vota në zgjedhjet parlamentare, duke fituar kështu një ulëse në Kuvend përkrah deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje. Mikullovci është njëkohësisht deputeti më i vjetër në Kuvendin e Kosovës./21Media

Byrekë e jogurt në Kuvend