Rezultat i ngushtë

Rezultat i ngushtë

Në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll, në konkurrencën e meshkujve sonte u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës Kadetten Schaffhausen dhe ABANCA Ademar León e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 23:24 për ekipin spanjoll Ademar, shkruan rtv21.tv

Gjithashtu, në pjesën e parë të ndeshjes ekipi spanjoll ABANCA Ademar León ishte në epërsi me një rezultat 15:10.

Kjo përballje ndërmjet  Schaffhausen dhe Ademar ishte pjesë në ndeshjet e rrethit të 8-të, të Ligës së Kampionëve në hendboll.

RTV21 mbanë të drejtën ekskluzive në Kosovë për transmetimin e ndeshjeve të EHF Champions League 2017/18!/21Media