Bashota ka thënë se aderimet e reja në këtë parti dëshmojnë se PDK është parti serioze

Bashota ka thënë se aderimet e reja në këtë parti dëshmojnë se PDK është parti serioze

Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, ka thënë sot se aderimet e reja në këtë parti dëshmojnë se PDK është parti serioze dhe se në zgjedhjet lokale të tetorit do të hyjë e përgatitur për fitore.

Ai këto komente i bëri me rastin e aderimit në Degën e PDK-së në Kinë të Fatmir Nduaj dhe Arben Quni nga Budisalci.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje në PDK, Bashota ka thënë se aderimet e mëparshme dhe këto të sotme tregojnë së PDK-ja është parti serioze vizionin e së cilës janë duke e përqafuar shumë qytetarë dhe se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të hyjnë të përgatitur për fitore dhe për të dalë partia numër një në Klinë, primat të cilin e ka që nga viti 2007.

Të sapo aderuarit në PDK, janë shprehur se tash e tutje angazhimin e tyre e shohin në partinë me serioze që punon për të mirën e qytetarëve.