Edhe pas përfundimit të emisionit të saj në vitin 2011, ndikimi i saj në kulturë mbetet i madh

Edhe pas përfundimit të emisionit të saj në vitin 2011, ndikimi i saj në kulturë mbetet i madh

Adhuruesit e Oprah Winfrey e ndezën Twitter me thirrjet që ajo të kandidojë për kryetare të SHBA-ve pasi që ylli i zbavitjes mbajti një fjalim frymëzues “dita e re” në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve në përkrahje të atyre që u janë ekspozuar ngacmimeve seksuale në Hollywood dhe matanë.

Një sërë mesazhesh me hashtagët “#Oprahforpresident” dhe “#Oprah2020” pasuan pas fjalimit të saj në Golden Globes, ku Winfrey u bë gruaja e parë me ngjyrë që të marrë shpërblimin për arritje jetësore.

Winfrey, aktore, producente e filmit dhe televizionit dhe kryeshefe ekzekutive e kanalit të saj televiziv OWN, aktivisht po mendon për kandidimin, raportoi CNN, duke cituar dy miq të saj të ngushtë.

Gjatë viteve të fundit, Winfrey ka përkrahur me fuqinë e saj të yllit kandidatët presidencialë demokratikë: Barack Obama kur ai kërkoi të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve në vitin 2008 dhe Hillary Clinton në fushatën e saj kundër Trump në vitin 2016.

Në të kaluarëm, Winfrey ka thënë se nuk është e interesuar që të kandidohej për kryetare. Winfrey, e cila bashkë me shumicën e femrave të tjera pjesëmarrëse kishin veshur fustane të zinj për të përkrahur viktimat e ngacmimeve seksuale, ishte femra e parë me ngjyrë që mori shpërblimin vjetor Cecil B. DeMille, duke iu bashkuar Meryl Streep, Steven Spielberg, Barbra Streisand dhe Sophia Loren.

Winfrey e shfrytëzoi fjalimin e saj për të lavdëruar femrat që kanë ndarë fjalimet e tyre për ngacmim dhe keqtrajtim seksual, dhe që të deklarojë se “një ditë e re është në horizont” për vajzat dhe femrat.

Winfrey ishte rritur në varfëri nga nëna e vetme dhe vazhdoi si nikoqire e emisionit foljor shumë të njohur “The Oprah Winfrey Show” për 25 vite.

Edhe pas përfundimit të emisionit të saj në vitin 2011, ndikimi i saj në kulturë mbetet i madh.

Forbes vitin e kaluar e vlerësoi të ardhurat e saj neto në 3 miliardë dollarë dhe e vendosi atë në të tretën në listën e femrave më të pasura të Amerikës që e kanë fituar pasurinë vet./21Media