Ledri dhe Kida pozojnë bashkë

Ledri dhe Kida pozojnë bashkë

Dy artistët më të suksesshëm të skenës shqiptare, Ledri Vula dhe Kida kanë pozuar të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.

Këtë imazh të këndshëm u përkujdes ta publikojë Kida në llogarinë e saj në Instragram. Teksa nuk munguan as komentet e shumta nga adhuruesit e tyre të cilët kërkuan një bashkëpunim ndërmjet reperit dhe këngëtares, shkruan rtv21.tv

Kohët e fundit dy artistët janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit pasi po qëndrojnë të dy në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të performojnë për festat e fundvitit.

Kida dje ka publikuar këngën “Moti”, videoklipi i së cilës ka arritur të klikohet mbi 620 mijë herë. Ndërsa kënga e  Ledrit “MEM”, është klikuar mbi 11 milionë herë që nga publikimi 6 muaj më parë./21Media