Ndryshimi drastik i yllit të muziks

Ndryshimi drastik i yllit të muziks

Adele ka befasuar me paraqitjet e saj kohët e fundit dhe po i lë gojëhapur të gjithë.

Këngëtarja angleze ka humbur shumë peshë dhe trupi i saj tanimë është bërë si ‘peshk’.

Ajo është fotografuar sot në Karaibe, teksa po shijon pushimet me Harry Styles, por adhuruesit e saj pas publikimit të fotografive kanë komentuar se janë të shqetësuar për Adele, shkruan rtv21.tv

Edhe adhuruesit që duket se po e mbështesin humbjen e saj në peshë po bëjnë vërejtje disi kondensuese, duke e quajtur atë një “legjendë të dobët” dhe kështu me radhë. Të tjerët duan të dinë se cili është “sekreti” i saj për mënyrën sesi ajo e transformoi veten.

Daily Mail javë më parë shkroi se Adele ka mbajtur një dietë që quhet Dieta e Sirtfood dhe përfshin ushqime gruri me pak kalori, proteina, fruta dhe lëngje jeshile. Ndjekësit e dietës lejohen të marrin vetëm 1 mijë kalori në ditët e para të saj, ndërsa në ditët e fundit lejojnë që ndjekësit të marrin deri në 1 mijë e 500 kalori.

Përveç dietës, Adele bën 60-minuta ushtrime që përfshijnë kardio, trajnime dhe Pilates./21Media