Administrata Tatimore e Kosovës me aktivitete shtesë gjatë sezonit të verës

ATK është e fokusuar në tri çështjet kryesore

Adimistrata Tatimore e Kosovës në një komunikatë për medie ka bërë të ditur se gjatë verës do të kenë aktivitete shtesë. Për të siguruar nivel të lartë të përmbushjes tatimore, ATK është e fokusuar në tri çështjet kryesore: përmbushjen vullnetare, ofrimin e shërbimeve profesionale, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve.

Më tutje në komunikatë thuhet se si çdo vit tjetër, ATK zhvillon aktivitetet me qëllim të monitorimit sa më të mirë të veprimtarive rekreative, argëtuese – përfshirë organizimet nëpër hotele dhe restorantet, koncertet, dasmat si dhe veprimtari të ngjashme.

Këto aktivitete ndërmerren në mënyrë që të sigurohen dëshmi të ndryshme, në lidhje me të hyrat që realizohen nga ky sektor. Bazuar në dëshmitë që krijohen gjatë këtyre aktiviteteve, si dhe bazuar në faktet e tjera që gjenden në mënyra të ndryshme, ATK bën vlerësimin e obligimeve të këtij sektori.

Në komunikatë thuhet se gjatë periudhës Janar-Qershor 2018 tek sektori i lartcekur janë realizuar 1,901 vizita, ku nga konstatimet e bërë janë lëshuar gjoba në vlerë 111,325 euro./ 21Media

Back to top button