Administrata Tatimore ka një lajm për tatimpaguesit

Lansohet versioni i ri

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 qershor 2018 është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – Menaxhimi i Rimbursimeve.

Shërbimi i ri elektronik për Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për Rimbursim e dërguar më parë. Më konkretisht përmes shërbimit

“Menaxhimi i Ribrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për:
• Datë e kërkesës për Rimbursim;
• Vlerën e kërkuar;
• Llojin e tatimit;
• Statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar);
• Kategorizimin e tatimpaguesit sipas Rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C;
• Datën e përfundimit, dhe
• Vlerën e aprovuar.

Back to top button