Mbrëmjen e maturës 16 vjeçarja do ta kujtojë gjithmonë

Mbrëmjen e maturës 16 vjeçarja do ta kujtojë gjithmonë

Një adoleshente ka marrë vëmendjen në mbrëmjen e maturës pasi është shfaq në festë me Rolls Royce, të zbukuruar me më shumë se katër milionë kristale Swarovski.

Isha Sanah Akhtar kishte veshur një fustan mahnitës ngjyrë blu dhe gri që ka kushtuar 260 paund.

Madje 16-vjeçarja ka paguar 300 paund kameramanin që ta filmonte atë që në momentin kur po bëhej gati për festën dhe kur ka dalë nga makina e mbuluar me kristale.

Mbërritja e saj luksoze në mbrëmjen e maturës i është siguruar nga xhaxhai, Amar Akbar, i cili e ka shoqëruar në festën në Hotel Dunkenhalgh në Clayton-le-Moors. Padyshim që ishte një mbrëmje e paharrueshme për Ishan.

Për të marrë për 15 minuta një Rolls Royce duhet të paguani 500 paund, raporton oranews.