Adoleshentja u zgjua nga koma, kuptoi se kishte lindur një fëmijë

Foshnja e saj ishte fshehur në njërën vezore

Një adoleshente, e cila ka përfunduar në gjendje kome pasi kishte shkuar në shtrat me një dhimbje koke është zgjuar katër ditë më vonë për të zbuluar se ka sjellur në jetë një vajzë.

18 vjeçarja Ebony Stevenson nga Oldham (Angli) nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë kur ishte shtrirë në shtrat se nuk ndihej mirë. Ajo është dërguar në spital pasi kishte vuajtur një sërë krizash dhe mjekët kanë zbuluar se ajo ishte shtatzënë.

Foshnja e saj ishte fshehur në njërën vezore, në një gjendje të rrallë që quhej “didelphys uterus”.

Njëra nga vezoret vazhdonte të prodhonte menstruacione, ndërsa tjetra po rriste fëmijën e saj.

Për këtë arsye shtatzënia ka shkuar pa u vënë re. Adoleshentja është zgjuar nga koma më 06 dhjetor 2018 dhe ka parë që kishte lindur një vajzë rreth 10 kg, shkruan BBC.

Ajo nuk kishte përjetuar asnjë goditje nga foshnja, të përziera në mëngjes dhe nuk kishte pasur asnjë problem me menstruacionet, raporton oranews.

Back to top button