Kjo nuk e pengon Ionan të merret me aktivitete

Kjo nuk e pengon Ionan të merret me aktivitete

Iona është një adoleshente, e cila në moshën 5 vjeçare ishte diagnostikuar me kancer në këmbën e djathtë. Në mënyrë që të largonte kancerin, mjekët u detyruan t’ia amputojnë këmbën.

Që atëherë ajo vesh këmbë – protezë. Teksa trupi i saj rritet, edhe këmba e djathtë ndryshon. Deri më tash ajo ka ndryshuar 17 këmbë të djathta.

“Jam vetëm 13 vjeç, dhe besoj se derisa t’i mbush 20 do të kem rreth 100 këmbë,” thotë ajo.

Por fakti se i mungon një këmbe nga mishi e gjaku nuk e pengon Ionan të merret me aktivitete. Ajo luan hokej, dhe thotë se është gjëja e parapëlqyer për të bërë për të.

Së fundmi kanali i BBC-së për dokumentare ka bërë një dokumentar për jetën e Ionas dhe për 17 këmbët e saj.

unnamed