Festë në familjen e Teutës dhe Adonisit

Festë në familjen e Teutës dhe Adonisit

Kaia, vajza e aktores së njohur, Teuta Krasniqit dhe partnerit të saj, Adonis Morinës, feston sot ditëlindjen e tretë, shkruan rtv21.tv

Me një video të veçantë në të cilën Kaia shihet duke ngrënë perime, Adonisi ia ka uruar ditëlindjen vajzës në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen princesha ime e vogël”, ka shkruar Adonisi krahas videos.

 

Me rastin e ditëlindjes të vajzës edhe Teuta bëri një dedikim të veçantë.

“Kaia ❤️❤️❤️ Nje femije i lumtur vetvetiu, e dashur, e çilter, rrebele, kokeforte, e don pavarsine prej tash, impulsive por qe fal dashuri te pafund. Cdo dite mahnitemi me ty, me te rejat qe meson e i perveteson cdo dite e me shume. Urime ditelindja e 3-te, shpirti i mamit, jeta ime… Paç shendet te plote, dashuri te pafund dhe gezime e mbaresi. Te paçim gjithmone, po kaq te mire dhe te mbare. Dashuria qe na e fal cdo dite, na ben te lumtur gjithe familjen tone. Te duam pa kufi, Tara, mami dhe babi”, ka shkruar Teuta në Instagram./21Media