Disa fluturime janë ndërprerë

Disa fluturime janë ndërprerë

Linja ajrore sllovene Adria Airways do të reduktojë ndjeshëm numrin e fluturimeve në sezonin veror, i cili fillon më 31 mars dhe disa fluturime madje janë ndërprerë, transmeton Seebiz duke iu referuar gazetës sllovene Dnevnik.

Siç thuhet në tekst, Adria do të ndërpresë fluturimet nga Lubjana në Moskë, Dusseldorf, Varshavë, Kiev, Bukuresht, Dubrovnik, Gjenevë dhe Hamburg.

Në të njëjtën kohë, kjo linjë ajrore do të zvogëlojë numrin e fluturimeve nga Lubjanë në Kopenhagë, Paris dhe Podgoricë.