Filmi "Zana" së shpejti premierë në Prishtinë

Filmi “Zana” së shpejti premierë në Prishtinë

Aktorja shumë e dashur shqiptare, Adriana Matoshi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e festivalit të filmit në Toronto, ku do të jepet premiera e filmit “ZANA”, shkruan rtv21.tv

Këtë gjë e ka bërë të ditur aktorja në rrjetet sociale duke e lidhur me aderimet e fundit të artistëve në parti të ndryshme politike.

Kolegët e mi po aderojnë në parti politike, unë kismet po aTeroj ne TorontoFilmFestival. Së shpejti filmi Zana permierë edhe në Prishtinë!”, ka shkruar ajo në Facebook. /21Media

Filmi “ZANA” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët e kohës së luftës. Projekti Filmik “ZANA” është poashtu filmi i gjatë në të cilin motra e Antonetës, kinematografja e suksesshme, Sevdije Kastrati e ka xhiruar filmin me kamerat dhe lentet e Panavision-it pasi që kanë fituar çmimin “the New Filmmaker Grant”. /21Media