Aeroplani detyrohet të kthehet, shkak një bateri telefoni

“Pasagjerët që ishin para meje filluan të bërtasin dhe të qajnë”

Aeroplani i “Germania Airline” është nisur për në Cyrih nga Aeroporti i Prishtinës, mirëpo menjëherë pas fluturimit piloti ka kthyer avionin për në Prishtinë, dhe shkak ishte bateria e një telefoni e cila ishte nxehur tejmase dhe ka shkaktuar tym në aeroplan.

Arben Nuaj i cili thotë se e ka përjetuar panikun vetëm pak ulëse më tutje ka thënë se pasagjerët që ishin ulur para tij kan filluan të bërtasin dhe të qajnë.

“Ishte ngjarje e tmerrshme, të gjithë ishin ngritur në këmbë, lëviznin pa kontroll. Askush nuk e dinte saktë çfarë po ndodh. Unë e pash tymin e dendur, çka më frikësoj tejmase”,  tha Nuaj.

E tërë ngjarja me panik dhe tollovi ka zgjatur 15 minuta, derisa situata është vënë nën kontroll ndërsa piloti e ka kthyer menjëherë aeroplanin në aeroportin e Prishtinës ku zjarrfikësit kanë qenë në gjendje gatishmërie.

Nuaj i ka thënë revistës blick.ch se tre pasagjerë kanë qenë aq të frikësuar sa nuk kanë dashur të fluturojnë më.

“Germania Airline” e ka konfirmuar rastin duke thënë se fjala ishte për një bateri që nuk ishte në përdorim, ndonëse nuk e kanë treguar se për çfarë lloji të baterisë saktë bëhet fjalë./21Media

Back to top button