Kombëtarja e Arabisë Saudite i ka shpëtuar më së keqes.

Kombëtarja e Arabisë Saudite i ka shpëtuar më së keqes.

Aeroplani i kombëtares së Arabisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.

Mirëpo fatmirësisht askush në aeroplan nuk është lënduar nga ky incident i pazakontë ka njoftuar federata saudite.

“Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Aeroplani është ulur pak minuta më parë në aeroportin e Rostov dhe i gjithë personeli ndodhet në rezidencat përkatëse”, thuhet po ashtu në komunikatë.

Avioni ka qenë “Russian Airliens Air Bus A319-100″.