Shkaku i rrëzimit është i paqartë

Shkaku i rrëzimit është i paqartë

Një avion pasagjerësh ka ateruar në një lagunë të Paqësorit jashtë Aeroportit Ndërkombëtar të Chuuk në Mikronezi pasi ai e tejkaloi pistën, thonë zyrtarët e aeroportit.

Imazhet që qarkullonin në internet tregonin avionin “Air Niugini”, nga Papua Guineja e re, ateroi në ujë të cekët.

Asnjë prej 35 pasagjerëve dhe 12 personave të ekuipazhit në bord ANG73 nuk pësoi lëndime serioze.

Shkaku i rrëzimit është i paqartë, por rasti po hetohet, transmeton rtv21.tv.

“Aeroplani u rrëzua rreth 160 metra larg pistës”, tha drejtori i aeroportit të Chuuk Jimmy Emilio për BBC.

“Tani për tani nuk e dimë se çfarë ndodhi. Hetimet do të fillojnë nesër”, shtoi ai.

Emilio tha se të gjithë ata që ishin në bord të avionit u dërguan në spital për kontrolle, duke thënë se ai besonte se një pjesë e tyre kanë pësuar lëndime të lehta.

Avion fluturonte nga ishulli i Pohnpei në Mikronezi në Port Moresby, kryeqyteti i Papua Guinesë së Re, duke u ndalur në ishullin e Mikronezisë./21Media