Ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Ende nuk dihet nëse ka të mbijetuar

Një aeroplan i pasagjerëve “Lion Air Boeing 737” me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas largimit nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Avioni humbi kontaktin me kontrollin e tokës disa minuta pas ngritjes dhe besohet të ketë përfunduar në ujë.

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet dhe nuk ka ende lajme nëse ka të mbijetuar, transmeton rtv21.tv.

“Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra thellësi”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP.

Artikujt që besohet se i përkasin pasagjerëve janë gjetur në ujë, duke përfshirë kartat e identitetit dhe patentat e shoferit, tha agjencia e kërkimit dhe shpëtimit në Twitter.

“Nuk e dimë ende nëse ka ndonjë të mbijetuar”, u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi.

Në një konferencë më të hershme të lajmeve, zyrtarët thanë se aeroplani mbante 178 të rritur, një fëmijë dhe dy foshnje, si dhe dy pilot dhe pesë pjestarë të ekuipazhit të kabinës. Megjithatë, ka raporte kontradiktore për numrin e saktë të njerëzve në bord./21Media