Ka të lënduar

Ka të lënduar

Gjashtë pasagjerë kanë mbetur të lënduar pasi një aeroplan u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin Cheddi Jagan të Guyana.

Ndërsa po bënte uljen emergjente, aeroplani u përplas vërshoi drejt pistës, por nuk arriti të ndalojë dhe u përplas me një pengesë të madhe rëre.

Shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të nxirrin nga aeroplani të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Sipas ministrit të Infrastrukturës, David Patterson, 6 pasagjerë mbetën të plagosur, por lëndimet e udhëtarëve nuk janë kërcënuese për jetën.

Pas incidentit, aeroporti u mbyll, por më vonë u hap përsëri.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi incidentit, që mund të kishte rezultuar në një tragjedi fatale.