Brenda tij është një dhomë gjumi kuzhina dhe tualeti

Brenda tij është një dhomë gjumi kuzhina dhe tualeti

Toby Rhys Dabies nga South Wales, aeroplanin e braktisur e ktheu në dhomë qëndrimi, për ta dhënë me qira për afro 200 euro për një natë.

Kjo nuk është hera e parë 47-vjeçarin që bëri një gjë të tillë, pasi para dy vitesh, e kishte kthyer një aeroplan të vogël, në dhomë qëndrimi që e ofroi për turistë.

Brenda njëres pjesë së aeroplanit është një dhomë gjumi me katër shtretër, kuzhina dhe tualeti , derisa nuk mungon as dera emergjente dhe kabina e pilotëve. Jashtë tij, është një hapësirë pushimi, që është krijuar nga pjesa tjetër e po të njëjtit aeroplan.

Sipas mediave të huaja, që kur është vënë në funksion ky banim, brenda aeroplanit kanë qëndruar 12 familje, derisa lista e kërkesave po vazhdon të shtohet për këtë atraksion shumë të mirë. /21Media