"Duke ecur përpara ne udhëtimin tone te transformimit"

“Duke ecur përpara ne udhëtimin tone te transformimit”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ishte ftuar nga Amadeus që të prezantojë sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit deri te rritja enorme e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve si dhe planet në të ardhmen. Prezantimi i ANP “Adem Jashari” ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus me temën ” Duke ecur përpara ne udhëtimin tone te transformimit”.

Këto suksese u shpalosen para shume përfaqësuesve te larte te fushës se aviacionit neper bote duke diskutuar per zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv gjithmonë duke pasur ne fokus rritjen e kualitetit te shërbimeve ndaj klientëve.

Shefi Ekzekutiv i Operimeve Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Mynhenit mes tjerash tha:

Lëvizja ne platformën Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne që të ngrisim nivelin e kënaqshmërisë dhe eksperiencës se udhëtareve ne baza ditore. Për me shume duke kaluar ne Altea BRS (sistemi i pranimit te bagazheve) ne jemi bere si njeri nder aeroportet e para qe ofron shërbimin e IATA Res 753 qe rekomandohet nga Asociacioni Ndërkombëtar i Transportit Ajror.”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës vazhdon të këtë rritje të numrit të udhëtareve duke shënuar kështu një rritje prej 11% në numër udhëtaresh dhe 13.09% në numër fluturimesh. /21Media