Në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti

Në ndihmë të zonave të prekura nga tërmeti

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka dhuruar 1 milion euro shtetit shqiptar, duke iu bashkuar kontributeve financiare për ringritjen e të gjitha zonave të prekura nga tërmeti.

“TIA, në këto ditë të vështira për operimet gjatë fluturimeve të avionëve të mëdhenj ushtarakë që vijnë në ndihmë të njerëzve të prekur Shqipërinë dhe shqiptarët, po bën maksimumin të lehtësojë nga tërmeti. Gjithashtu, është ngritur Skuadra Vullnetare për Emergjencat nga stafi i TIA-s, që është në dispozicion të të gjitha kampeve ku ka nevojë për asistencë”, thuhet në njoftim.

Aeroporti s po mbështet World Vision Albania & Kosovo me fondet që do të shpërndahen nga kjo organizatë tek familjet në nevojë urgjente për ndihmë.

Për çdo kontribut klikoni linkun: http://www.tirana-airport.com/…/183/solidarity-with-albania/

“Besim e kurajo” është mesazhi që përcjell në fund Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për qytetarët.