Aeroporti i Prishtinës me linjë të re

Inaugurohet fluturimi i kompanisë ajrore Wizzair

Me një ceremoni inauguruese të fluturimeve të kompanisë ajrore “Wizzair” në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” u shënua fillimi i operimeve në tregun kosovar të një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët.

Gjatë një konference për medie, kryeshef ekzekutiv në Aeroportin e Prishtinës, Haldun First Kokturk, tha se kjo do të nxitë që edhe agjencitë tjera që operojnë në këtë aeroport t’i balancojë shërbimet me çmime më të lira.

“Është një ditë e rëndësishme për Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari”, pasi përmes këtij fluturimi qyteti i Prishtinës po lidhet me njërin me qytetin më të vjetër dhe më të rëndësishme në Evropë siç është Budapestin…. Ky fluturim ka edhe një rëndësi të madhe sepse për herë të parë Aeroporti po fillon një bashkëpunim me Wizerin. Siç e dini Wizeri një ndër kompanitë më të mëdha evropiane dhe janë të njohur që ofrojnë çmime të volitshme për klientët e tyre”, tha ai.

Kurse, menaxherja e komunikimeve në Wizzair, Sorona Ratz tha se linja e re do të ketë çmime shumë të ulëta duke filluar prej 19.99 euro dhe presim që të vazhdojmë fluturimet dy herë në javë.

“Për më tepër Wizeri do të ofrojë destinacione edhe për 61 vende për tërë Evropën me po këto çmime të lira, prandaj kjo linjë që lansohet sot ofron mundësinë që udhëtarët nga Kosova të eksplorojnë Evropën dhe përtej Evropës”, tha ajo.

Ratz tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 euro. Që sipas saj janë çmime mjaft të ulëta./21Media

Back to top button