Ndryshon ligji i ri për tatim në pronë

Ndryshon ligji i ri për tatim në pronë

Komuna e Prishtinës iu ka kujtuar të gjithë qytetarëve se ligji i ri për tatim në pronë ka ndryshuar e rrjedhimisht edhe afatet për pagesat e kësteve të tatimit në pronë.

Neni 23 paragrafi 1, i këtij ligji, parasheh “Për vitin tatimor 2019 dhe vitet tatimore në vijim, tatimi dhe gjoba, paguhen me dy këste të barabarta, deri më 30 prill dhe 30 shtator të vitit tatimor”.

Luten të gjithë qytetarët tatimpagues që të respektojnë afatet e reja ligjore, në mënyrë që të mos aplikohen kamatat dhe dënimet e parapara me dispozitat ligjore në fuqi”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Rrjedhimisht, afatet e mëparshme të pagesave, 30 qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor, nuk janë më të vlefshme.