Periudha e aplikimit do të zgjasë deri më 23 gusht

Periudha e aplikimit do të zgjasë deri më 23 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Asamble Komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor 2017.

“Në kuadër të këtyre përgatitjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë votuesit që jetojnë jashtë Kosovës se ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Kjo periudhë do të zgjasë deri më 23 gusht 2017”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 23 gusht 2017.

Për më shumë kliko këtu.