Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Të lumtur pranë njëri-tjetrit

Njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare, Afërdita Demaku, ishte shumë e angazhuar këtë verë. Megjithatë çdo vështirësi e tejkaloi më lehtë sepse ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj, Dona dhe Pimi, të cilët po e ndjekin rrugën e nënës së tyre. Ata madje sollën edhe një projekt bashkë të titulluar “Përhajr dasma”, që rezultoi shumë i suksesshëm, arriti mbi 5 milionë klikime, transmeton rtv21.tv

Këtë të arritur siç duket artistja vendosi ta kremtojë përkrah bashkëshortit, meqë pak minuta më parë publikoi një fotografi, ku shihen teksa ngrenë dolli. E përshkrimi i fotografisë la të kuptohet se në mesin e arsyeve për të festuar është edhe kjo.

“Nje arsyeje me shume”, shkroi ajo krahas fotografisë me bashkëshortin e saj, Besnikun. Ata duken të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Afërdita dhe Besniku janë të martuar prej vitesh dhe kanë dy fëmijë, Donën dhe Jonin./21Media