Këngëtarja viziton Prevallën

Këngëtarja viziton Prevallën

Përkundër angazhimeve në dasma dhe ahengje tjera gjatë këtij sezoni, këngëtarja Afërdita Demaku nuk ka lënë anash as pushimet.

Në pamundësi të udhëtojë larg për pushime, pasi është e ftuar në shumë dasma, këngëtarja shpeshherë ka vizituar vende malore në Kosovë dhe Shqipëri.

Këtë herë ajo ka zgjedhur të shijojë bukuritë malore të Prevallës, shkruan rtv21.tv

Studime të shumta thonë se shëndeti fizik dhe mendor përfiton nga koha e kaluar në natyrë. Andaj është për t’u duartrokitur kujdesi i saj për shëndetin.

Afërdita ka ndarë me miqtë në Instagram një fotografi nga kjo vizitë, teksa është shfaqur me veshje më sportive.

“Shumë po gëzona erdh Bajrami” dhe “Bac përhajr dasma”, janë dy këngët më të fundit të Afërditës, videot e së cilave kanë arritur të klikohen mbi 2-3 milionë herë në kanalin Youtube./21Media

 

View this post on Instagram

 

Prevalla👌🇽🇰🙏

A post shared by Aferdita Demaku (@aferditademakuofficial) on