Diçka e re nga Aferdita

Diçka e re nga Aferdita

Viti 2019 është pothuajse në muajt e fundit të tij, dhe si çdo herë fundi i viti këngëtarët tanë i gjenë të angazhuar me xhirime të ndryshme.

Këngëtarët në këto xhirime, çdo herë sigurohen që të paraqiten me këngë të reja si solo ashtu edhe në bashkëpunime, shkruan rtv21.tv

Për dalliim nga vitet tjera që këngëtarja e njohur, Aferdita Demaku në skenë ishte bashkë me vajzën e saj Donën, këtë vit afër këngëtares është edhe djali i saj Pimi.

Përmes një fotografie të publikuar në Instagram Aferdita  tregoi se së shpejti do të publikohet diçka e re nga ajo dhe djali i saj. Këngëtarja nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër rreth këtij bashkëpunimit.

“Diçka e re me Pllumin tim”, ka shkruar Aferdita në Instagram.

Javën e kaluar Aferdita dhe vajza e saj,Dona kanë sjellë një potpuri këngësh.

Ndryshe, ” Bac Perhajr Dasma” titullohet projekti i këngëtares të cilin e solli së bashku me dy fëmijët e saj në muajin qershor dhe deri tani kënga në YouTube ka mbledhur mbi 5 milionë klikime. /21Media