Aferdita publikoi bashkëpunimin me fëmijët e saj

Këngëtarja e njohur, Aferdita Demaku ka publikuar projektin e ri të titulluar ”Ditë e gzume”.
Këtë këngë Aferdita e ka sjell në bashkëpunim me vajzën e saj Donën dhe djalin, Pimin, shkruan rtv21.tv
Kënga ka të bëjë me dasmat dhe martesat.
Aferdita përmes ”Instagramit”, ka treguar se kjo këngë është punuar me një përkushtim maksimal nga ajo dhe të gjithë bashkëpuntorët.

Ndryshe ky nuk është bashkëpunimi i parë i Aferditës me fëmijët e saj, ajo ka publikuar edhe këngët ”Si për djalë edhe për vajzë”, ”Bijë po shkon nuse” dhe ”Martohu bir”./21Media

Back to top button