Afërdita dhe Jakub duken të lumtur pranë njëri-tjetrit

Afërdita dhe Jakub duken të lumtur pranë njëri-tjetrit

Afërdita Dreshaj është ndër këngëtaret, e cila është mjaft e pranishme në mediat rozë. Këngëtarja dhe modelja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja 33 vjeçare ka publikuar në instagram për ndjekësit e saj të shumta pamje të bukura me bashkëshortin e saj, Jakub Kindl, shkruan rtv21.tv

Afërdita Dreshaj qe një vit është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti simpatik ceremoninë e dasmës e kanë zhvilluar në Las Vegas nën praninë e miqve dhe familjarëve./21Media