Ndër shumë personalitete nderohen Eugen Saraçini e Esad Dujaka

Ndër shumë personalitete nderohen Eugen Saraçini e Esad Dujaka

Në përvjetorin e 20-të të çlirimit, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dha mirënjohjet “Nderi i Gjakovës” për dhjetëra personalitete të lindur në Gjakovë ose me prejardhje nga ky qytet.

Këto personalitete që aktualisht jetojnë në Gjakovë, Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe gjetiu në Evropë e botë, janë të profilizuar në drejtime të ndryshme profesionale, art, sport, shkencë, e të tjera.

“Nderi i Gjakovës”, në përvjetorin e 20-të të çlirimit, ndër të tjerë, iu dha edhe drejtoreshës së përgjithshme të 21 Medias, Afërdita Saraçini-Kelmendi, drejtorit të informacionit dhe sportit në RTV21, Eugen Saraçini dhe gazetarit veteran, që është pjesë e 21 Medias, Esad Dujaka./21Media