Afërdita pranoi dhuratë të bukur

Afërdita pranoi dhuratë të bukur

Njëra nga këngëtaret e pëlqyera dhe të komentuara të estradës është Afërdita Dreshaj. Këngëtarja dhe modelja është mjaft aktive në rrjete sociale, në të cilat publikon imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

E kur jemi te këto të fundit, bukuroshja 33 vjeçare pak më parë në instagram publikoi pamje të bukura.

Në njërën storie, që e publikoi në instagram për 302 mijë ndjekësit e saj, shihet bashkëshorti i saj, Jakub Kindl me një lule në dorë, i cili  i dhuroi bashkëshortes së së tij trëndafilin e bardhë.

Ndërsa, në storien tjetër shihet trëndafili që Jakubi i dhuroi këngëtares dhe modeles në aeroportin e Dusseldorfit, shkruan rtv21.tv

Afërdita Dreshaj ka një vit është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl. Çifti simpatik ceremoninë e dasmës e kanë zhvilluar në Las Vegas nën praninë e miqve dhe familjarëve./21Media